Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga, plagoset pasagjeri

Shqipëria

Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga, plagoset pasagjeri

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Maliq, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”.

Rreth orës 10:45, pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi E. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi P. D., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat