Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, pritet interpelancë me ministren e Turizmit dhe miratimi i disa projektligjeve

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, pritet interpelancë me ministren e Turizmit dhe miratimi i disa projektligjeve

Më: 4 prill 2024 Në ora: 08:23
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të miratohen disa projektligje.

Si pikë e parë e rendit të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa.

Më pas Kuvendi do të shqyrtoje projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat””, projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, projektligjin “Për burimet ujore”, projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin professional në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi pritet të votojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit”, projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që Veprojnë për Llogari të Tyre në institucionin e Avokatit të Popullit” si dhe projektvendimin “Për propozimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat