“Policia e mësoi aksidentin pas 3 orësh”, Salianji-Ballës për deklaratën e Dumanit: Dilni dhe jepni garanci për qytetarët

Shqipëria

“Policia e mësoi aksidentin pas 3 orësh”, Salianji-Ballës për deklaratën e Dumanit: Dilni dhe jepni garanci për qytetarët

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:15
Ervin Salianji

Salianji: Ju folët për vdekjen e emigrantëve se policia ishte në krye të detyrës. Por policia i ka gjetur pas 3 orësh. Nëse ndodhin vrasje e kuptojnë se personi ka qenë në kërkim, por e ka gjetur krimi para jush. Zoti ministër duhet të dilni dhe të jepni një garanci për qytetarët shqiptar.

Ka një deklaratë të rëndë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, që thotë se sidomos në rastet e krimit të organizuar, ne nuk bashkëpunojmë me policinë se ka policë të përfshirë  në nivele të larta.

Ka dhjetë vjet që nuk denoncojmë policët por drejtuesit e policësë së shtetit, që i keni vendosur ju, që vendosin nën presion edhe polciët e thjeshtë.

Për këtë deklaratë, që qytetarët nuk e kuptojnë se ku fillon krimi dhe ku mbaron, se ku është policia e shtetit duhet të dilni dhe të jepni garanci, se nuk ka qytetar që ndihet i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat