Klasikët n’Lissus! Në Lezhë, koncert me muzikë dhome nga nxënësit e shkollës Besëlidhja

Shqipëria

Klasikët n’Lissus! Në Lezhë, koncert me muzikë dhome nga nxënësit e shkollës Besëlidhja

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Klasikët n’Llissus, koncerti i muzikës së dhomës nga instrumentistet e klasave të muzikës nga Shkolla 9-vjeçare Besëlidhja, erdhi për të dytin vit radhazi para publikut Lezhjan.

Edicioni i dytë i “Klasikët n’Lissus”, një tjetër sukses i kësaj shkolle solli mjaft emocione dhe duartrokitje edhe pse ngjitej për herë të parë në skenën e pallatit të kulturës.

6 nxënës të klasave të ndryshme sfiduan veten për të prezantuar para publikut diçka të re për artdashësit lezhjanë, që gjithnjë e më tepër po tërhiqen nga muzika klasike. Një punë disa mujore, studim nga protagonistet e vegjël, reflektuan tek publiku emocione të cilët nuk i kursyen duartrokitjet për muzikantët e rinj të Lezhës.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se këta artistë demostrojnë se shkolla “Besëlidhja” po kthehet në një fidanishte që po rrit talente, të cilët po i japin një tjetër ritëm jetës kulturore.

“Janë dashur pak vite por shumë punë e studime që muzika klasike ka filluar të gjallërohet në Lezhe, pasi janë nxënësit e muzikës të shkollës “Besëlidhja” që po nxisin kultivimin e një kulture të re muzikore në qytet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat