Amnistia Penale, Manja nga Kuvendi: 700 të dënuar me burg do lirohen menjëherë, ja kategoritë që nuk përfitojnë

Shqipëria

Amnistia Penale, Manja nga Kuvendi: 700 të dënuar me burg do lirohen menjëherë, ja kategoritë që nuk përfitojnë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:57
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Kuvendi ka folur për Amnistinë Penale, e cila ka marrë aprovimin tashmë për votë pro edhe nga opozita dhe që pritet të votohet sot.

Gjatë fjalës së tij Manja u shpreh:

Ky numër i lartë personash aktualisht në institucionet e paraburgimit por dhe në burg, kemi një strukturë akomoduese të shpërndarë në territor, 10 plotësojnë standardet e BE, ndërsa 10 i kemi nga komunizmi, që do duhet t’i mbyllim deri në 2030. Kjo amnisti veç parimeve të humanizmit, akt mëshire i Kuvendit, ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem.

Nga kjo amnisti është për 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat