Miratohet me 116 vota pro projektligji për amnistinë penale

Shqipëria

Miratohet me 116 vota pro projektligji për amnistinë penale

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:47
Kuvendi i Shqipërisë

Pas një seance maratonë në parlamentin e Shqipërisë është votuar amnistia penale me 116 vota pro dhe 1 kundër. PS dhe Rithemelimi kanë finalizuar dakordësinë e arritur më parë.

Në amendamentet e dorëzuara në Kuvend, parashikohet falja e të gjithë protestuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Ka kaluar dhe amendamenti i parë i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga amnistia deri në 31 mars 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat