‘Amnistia’ Alibeaj: Djalli qëndron në detaje, përfitojnë drejtorët e dënuar nga GJKKO

Shqipëria

‘Amnistia’ Alibeaj: Djalli qëndron në detaje, përfitojnë drejtorët e dënuar nga GJKKO

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:59
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka prezantuar amendamentin për amnistinë penale dhe ka kritikuar amendamentin e propozuar nga Rithemelimin.

Sipas Alibeajt, do të përfitojnë drejtorë të dënuar nga GJKKO.

Alibeaj: Qëndrimet e palave janë të qarta.

Keni rënë dakord të votoni amnistinë, si pazari iu ka diktuar.

Dua të përdor një batutë Djalli qëndron në detaje.

Dy cështje dua të sqaroj.

Këtu u tha se asnjë i dënuar nga GJKKO  nuk përfiton?

Po ua lexoj: Neni 5 thotë, përfitojnë 1.5 vite burra dhe 2 vite gra, të dënuar nga GJKKO.

Shkronja “a”, në nenin “75” përfshin veprat penale  që fillojnë me “k”. Ju jepet dora hajdutëve të administratës.

Po është e vërtetë që nuk ka ministra, por nga niveli i sekreteve, drejtorëve dhe e gjithë hierarkia vertikale poshtë përfitojnë.

E dyta, për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Keni ranë dakord që të thoni vetëm, “paragrafi i parë” ne nenet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat