Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës

Shqipëria

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:00
Ramazan Rraja u arrestua si person i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës, për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Ramazan Rraja u arrestua si person i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Komunikim për Media:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 68 akti, datë 27.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues R.Rr., ndaj vendimit nr. 57, datë 07.02.2024 të gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

“Revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit nën hetim Ramazan Rraja me vendimin nr. 308 akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”, dhe vendosi:

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. nëpërmjet mbrojtësit të tij av. Elton Hyseni, ndaj disponimit nr. 57 akti, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat