Zjarr në lagjen Stan në Moravë, digjen shkurre e ferra, flakët të qëllimshme

Shqipëria

Zjarr në lagjen Stan në Moravë, digjen shkurre e ferra, flakët të qëllimshme

Më: 5 prill 2024 Në ora: 21:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Stan” në fshatin Moravë. Raportohet se zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era

Në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikës, që pasi kanë lokalizuar flakët e zjarrit kanë kryer edhe fikjen e tij në një kohë të shkurtër

Zjarrëfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet për identifikimin e autorëve

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ferra, ndërkohë që fatmirësisht zjarri nuk përparoi drejt banesave të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat