Dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të, arrestohet 24-vjeçari

Shqipëria

Dhunoi motrën e tij dhe tentoi të kryente marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të, arrestohet 24-vjeçari

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili dhunoi të motrën dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

I riu i cili tentoi të abuzojë seksualisht me të motrën është identifikuar si Artur Qokaj.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat