“Nuk mund të lirohen vrasësit”/ Cakrani debat me Lapajn për amnistinë penale: Mund të jenë rehabilituar

Shqipëria

“Nuk mund të lirohen vrasësit”/ Cakrani debat me Lapajn për amnistinë penale: Mund të jenë rehabilituar

Më: 7 prill 2024 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Të ftuar në një program televiziv, dy avokatët Adriatik lapaj dhe Kujtim Cakrani debatuan në lidhje me personat që duhet të përfitojnë nga ulja e dënimit.

Avokati Cakrani, duke marrë shembullin e Italisë, tha se edhe krime të rënda si vrasje mund të amnistohen, nëse personi është rehabilituar totalisht.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Lapaj kundërshtoi kategorikisht uljen e dënimit për krimet e rënda, pasi mund të nxisë hakmarrjen dhe problematika në familjen ku është kryer dëmi.

Sipas tij, amnistia penale është për krime të lehta dhe kategorikisht jo për vrasjet apo përdhunimet e fëmijëve.

Pjesë nga debati:

Avokati Kujtim Cakrani: Tani duhet të kuptojmë që njëri që është dënuar 25-vite qoftë edhe për vrasje, por qoftë edhe për diçka tjetër, nëse ka vuajtur 22 vite, çfarë problemi ka që t’i ulet dënimi dhe të përfitojë, pasi ai mund të jetë rehabilituar.

Adriatik Lapaj: Një njeriu që i kanë vrarë dikë, duhet të ketë kaluar aq kohë sa fëmijët të jenë rritur, të jenë martuar, të jetë ftohur gjëja, pasi po doli në rrugë e vrasin rrugës.

Bën diferencë ajo 2 vite, ik thuaji atij që i kanë vrarë dikë në shtëpi që s’bën diferencë. S’ka parime me vrasjen, parime ka me gjobat, për ata që kapen me 2 cigare hashash, me atë që ka vjedhur ndonjë telefon, apo që kanë vjedhur energjinë elektrike dhe nuk është amnistia për këta që vrasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat