Zhvillohet sot edicionin e 2-të të Maratonës së Gjelbër në Berat, marrin pjesë 400 garues nga 40 shtete të botës

Shqipëria

Zhvillohet sot edicionin e 2-të të Maratonës së Gjelbër në Berat, marrin pjesë 400 garues nga 40 shtete të botës

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:15
Në këtë garë risi është se marrin pjesë dyfishi i garuesve të një viti më parë.

Në Berat zhvillohet viti i dytë i ‘Green Half Marathon 2024’. Këtë vit do të marrin pjesë 40 shtete nga mbarë Europa, me vrapuesit më të mirë në elitat e garave mbarë botërorë, nën siglën bëhu pjesë e rrugëtimit të gjelbër.

Në këtë garë risi është se marrin pjesë dyfishi i garuesve të një viti më parë.

Rreth 400 vrapues nga shtete të ndryshme të botës, si Turqia, Italia, Anglia, Ukraina e kampionë të Shqipërisë dhe rajonit do të marrin pjesë në maratonën që do të zhvillohet sot.

Maratona nisi një ditë më parë me fëmijët garues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Beratit, ku garuan rreth 300-400 nxënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat