“NATO t’i thotë Putin, nëse ti ke një buton, ne…”, Shala: Si shmanget lufta nukleare

Shqipëria

“NATO t’i thotë Putin, nëse ti ke një buton, ne…”, Shala: Si shmanget lufta nukleare

Më: 8 prill 2024 Në ora: 12:53
Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe përgatitjet e nisura nga NATO për një konfrontim të mundshëm me Rusinë.

Shala tha se Evropa dhe SHBA duhet të parandalojnë një përplasje bërthamore që do të ishte fatale. Ai nënvizoi se kjo gjë arrihet duke përdorur një retorikë të ashpër me Putinin, duke i bërë të qartë se nëse ai shtyp një buton bërthamor, atëherë NATO mund të shtypë tre të tillë njëkohësisht.

“Në këndvështrimin tim, Perëndimi duhet t’ia bëjë të qartë Putinit, në mënyrë direkte ose indirekte, që nëse ai shtyp një buton bërthamor, janë tre butonë të tjerë bërthamorë që shtypen njëkohësisht. Vetëm kështu do funksionojë parandalimi bërthamor. Nëse ai bindet se Evropa trembet dhe është trembur, ai duhet të marrë mesazhe të qarta”, tha Shala.

Gjithashtu eksperti sqaroi dhe pozicionin e Kinës nëse do të ndodhë që NATO të përplaset me Rusinë.

Shala theksoi se Kina nuk do të përfshihet pasi nuk do që të marrë kosto ekonomike, të cilën e ka fokus primar.

“Është në kulturën kineze të strategjisë, një thënie e Konfucit që paqja kushton shumë shtrenjtë, ata nuk do të rrezikojnë që ta humbin paqen. Sepse nëse ata rrezikojnë do të rrezikojnë ekonominë. Ata po përpiqen që të dalin të parët në botë për sa i përket ekonomisë.

Edhe Rusia vetë e di që Kina është një kërcënim i madh për Rusinë. Rusia është e detyruar t’i përulet Kinës pasi është tregu më i madh i gazit për ta, ashtu sikurse edhe India”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat