''Një intelektual nuk gjen dot vend, as në PS as në PD'', Kikia: Strukturat politike nuk krijojnë hapësira për njerëz që kanë ambicie

Shqipëria

''Një intelektual nuk gjen dot vend, as në PS as në PD'', Kikia: Strukturat politike nuk krijojnë hapësira për njerëz që kanë ambicie

Më: 8 prill 2024 Në ora: 21:38
Mentor Kikia

Analisti, Mentor Kikia i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se sot një intelektuar që do ti futet politikës, nuk gjen dot vend as në PS, as në PD.

Kikia: A ka nevojë për parti të tjera ky mjedis, një shoqëri që ka vetëm 1.6 milionë votues dhe shanset janë për të patur gjithnjë e më pak.

Dhe përgjigjia e parë që të vjen është jo.

Është një shoqëri krejtësisht e vogël për të patur një pluralitet politik të tipit Italian.

Parë në këtë këndvështrim, dy parti janë mjaftueshëm që të kontrollojnë mjedisin politik.

Por duke parë mënyrën se si janë qeverisur dhe qeverisen këto dy parti, aty kupton se përse ka patur gjithmonë përpjekje për të krijuar struktura të reja politike dhe mendoj se këto janë urgjentisht të domosdoshme.

Sot një intelektual që do ti futet politikës nuk gjen dot vend, as në PS as në PD.

Këto struktura nuk krijojnë hapësirë për prurje të reja, për njerëz që kanë ambicie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat