Dështimi i mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Bardhi: E bllokuan deputetët e PS! Njoftuam ndërkombëtarët

Shqipëria

Dështimi i mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Bardhi: E bllokuan deputetët e PS! Njoftuam ndërkombëtarët

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:36
Gazment Bardhi

Deputeti Gazment Bardhi ka mbajtur sot një konferencë për gazetarët ku ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend, mes tyre edhe dështimin e mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Bardhi tha se ka pasur një bllokim të punës nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste dhe shtoi se për këtë gjë, ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

Sa i takon komisioneve hetimore, atë aksion në parlament e kemi nisur për 2 komisione. Njëri prej të cilëve ka nisur punë, ai i sistemit TIMS. Sa i takon komisionit tjetër, ka patur një bllokim të punës si vullnet i deputetëve të mazhorancës për të mos hetuar korrupsionin në shëndetësi. Unë kam njoftuar edhe partnerët tanë që nxitën dialogun mbi atë çfarë po ndodh me këtë komision”– tha Bardhi.

Lidhur me kërkesat e refuzuara të opozitës nga ana e mazhorancës për interpelancë me Ramën, Bardhi tha se kryeministri po përpiqej të fshihej pas kryeparlamentares dhe ministrave të kabinetit.

Opozita nuk është në Kuvend për t’i hequr frikën Edi Ramës por për të ushtruar të drejtën kushtetuese. Por nëse kryeministri është frikacak që fshihet pas ministrave të tjerë, kjo u tregon shqiptarëve sesa i vërtetë është denoncimi i bërë nga grupi parlamentar të PD. Fshihet nga frika dhe përballja me të vërtetën. Do ta ballafaqonim kryeministrin me ato fakte që bëmë publike por nuk e detyrojmë dot të rrëfejë të vërtetën”- shtoi deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat