Përplasi me makinë 6 anëtarë të një familje dhe u lirua, momenti kur i bëhet testi i alkoolit shoferit të dehur që shkaktoi aksidentin e frikshëm në Prrenjas

Shqipëria

Përplasi me makinë 6 anëtarë të një familje dhe u lirua, momenti kur i bëhet testi i alkoolit shoferit të dehur që shkaktoi aksidentin e frikshëm në Prrenjas

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur policia i bën testin e alkoolit Jetmir Dacit, 44 vjeçarit që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë ku përplasi 6 persona të familje.

Në testin e bërë rezulton se 44 vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur fëmiljarët të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa njëra prej vajzave 23 vjeçare ka përfunduar në koma.

Pavarësisht aksidentit të rëndë ku mbetën të plagosur tre vajza, babai dhe gjyshja e tyre, shoferi po hetohet në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat