Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Shqipëria

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:04
Sali Berisha

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë.

GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat