Mandati i Olta Xhaçkës, Petro Koçi: Nuk mban përgjegjësi personale!

Shqipëria

Mandati i Olta Xhaçkës, Petro Koçi: Nuk mban përgjegjësi personale!

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:06
Petro Koçi

Petro Koçi, deputet i Partisë Socialiste ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që ish ministrja Olta Xhaçka, të mbajë përgjegjësi individuale në lidhje me konfliktin e interesit mbi përftimet e bashkëjetuesit të saj.

Kjo pasi sipas tij deputeti duhet të jetë i përfshirë personalisht që të duhet të mbajë përgjegjësi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se kjo situatë po përdoret nga opozita, ndërsa tha Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, po e përdor si artificë që gjithçka të duket sikur mazhoranca po mbron zonjën Xhaçka..

Nëse në kuptimin moral ka një gjë që të ngarkon, në kuptimin ligjor nuk ka asnjë gjasë së Xhaçka të mbajë përgjegjësi individuale si deputete. Sipas Kushtetutës duhet të jesh drejtpërdrejtë i përfshirë në konflikt interesi.

Zoti Bardhi bën një artificë që duke qenë i fushës e di mirë që Xhaçka nuk ka përgjegjësi, por po bën një lojë që publikut t’i bëjë përshtypje dhe duke votuar kundër të duket si mbrojtje.

Ndërkohë opozita duhet të vejë kujën që Gjin Gjoni u zgjodh kreu i Rithemelimit në Lezhë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat