“Erdhi si kamikaz, të plagosurit njëri mbi tjetrin”, familjari tregon tmerrin që pa me sy kur shoferi i dehur plagosi të afërmit e tij

Shqipëria

“Erdhi si kamikaz, të plagosurit njëri mbi tjetrin”, familjari tregon tmerrin që pa me sy kur shoferi i dehur plagosi të afërmit e tij

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjari i të aksidentuarve që u përplas një një shofer që drejtonte mjetin në gjendje të dehur në Prrenjas, tregoi për Top Channel momentin e tmerrshëm.

Ai rrëfen se si një makinë me shpejtësi të lartë mori para katër të afërmit. “Erdhi si kamikaz, u bë katastrofë, të plagosurit njëri mbi tjetrin”, kujton familjari.

“U ula të pija një kafe sa të vinte dhëndri. Më tha do pres gjyshen dhe do ikim te motrat. Sa hipi në makinë, vjen një Golf me shpejtësi, direkt makina u spostua dhe i mori para të katërt këta. Katastrofë çfarë të shikoje, njëri përmbi tjetrin. Si ato që bëjnë kamikazët. Nuk ka mundësi të ketë qenë defekt i makinës, ka qenë i pirë. Ka pasur aq shpejtësi, mbi 200 km në orë. U mblodhën shumë njerëz, erdhi ambulanca. Vajza e madhe është operuar në Tiranë, e vogla ka këmbën në allçi. Turp i Zotit që në Librazhd nuk kishte as një fasho”.

Në testin e bërë rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët, të cilët aktualisht po marrin ndihmën mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa njëra prej vajzave 23-vjeçare ka përfunduar në koma.

Pavarësisht aksidentit të rëndë ku mbetën të plagosur tre vajza, babai dhe gjyshja e tyre, shoferi po hetohet në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat