Rishfaqet “kolla e mirë”/ Në urgjencën pediatrike të QSUT, 28 raste në 3 javë

Shqipëria

Rishfaqet “kolla e mirë”/ Në urgjencën pediatrike të QSUT, 28 raste në 3 javë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:35
Mjeku

Një kollë e fortë dhe  agresive po ju zgjat më shumë se dy javë dhe mendoni se keni grip apo alergji? Mund të mos jetë asnjëra prej tyre ,  por sëmundja e kollës së mirë.    Mjekët thonë se është  rishfaqur  dhe po prek kryesisht fëmijët.    Vetëm në urgjencën e  pediatrisë në Qendrën Spitalore   “Nënë Tereza”  në Tiranë tre javët e fundit kanë kërkuar ndihmën e mjekëve 28 pacientë të vegjël. Aktualisht tetë janë të shtruar në spital.

“Kemi dhe alergji, dhe infeksione virale dhe diçka shtesë që nuk ka qene vitet e tjera infeksion nga pertusi ose kolla e mirë në gjuhën popullore. Por kjo nuk  do të thotë  se pertusi përbën një sinjifikancë të theksuar. Para pandemisë raste sporadike. 

Kryesisht janë  fëmijë të vegjël që edhe mund ta kenë bërë vaksinën, por varet  vaksina sa imunitet ka dhënë ose fëmijë që kanë imunitet te kompromentuar për arsye të problemeve të tjera të shëndetit. Bërja e vaksinës nuk do të thotë 100%, mbron nga sëmundja, por të mbron në një masë dërmuese.”

Vaksina  për kollën e mirë është pjesë e kalendarit  të detyruar dhe nis  në muajin e dytë të jetës, kryhet në disa doza deri në  vitin e parë të shkollës së mesme.

Smëundja është ngjitëse dhe përhapet përmes kontaktit  me personin e prekur nga kollitja apo tështitja.    Shenja më dalluese është  kolla me intensitet të lartë që zgjat në kohë.

“Kolla është  me aksese, të mban për kohë të gjatë, me intensitet të lartë. Zgjat nga minimallisht 2 javë shkon deri në 5 javë. Trajtimi në vetëvete mbron mos shfaqet bronkopneumonia apo infekson kudo gjetkë në trup.”

Sëmundja  mund të  çojë në pnemuoni apo inflamacion të trurit.   Por vaksinimi dhe trajtimi mbron nga  format e rënda  dhe humbja e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat