Me armë sportive dhe kokainë në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Krujë

Shqipëria

Me armë sportive dhe kokainë në makinë, arrestohet 37-vjeçari në Krujë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, kontrolle intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe ndalua një 37-vjeçar që qarkullonte me armë sportive në automjet dhe posedonte sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap ndërkohë që drejtonte automjetin dhe ndalua, shtetasi B. S., 37 vjeç, banues në Kukës, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë sportive dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat