Vrasja makabre e vëllezërve nga Korça, autoritetet shqiptare letërporosi Maqedonisë së Veriut, zbulohet kërkesa

Shqipëria

Vrasja makabre e vëllezërve nga Korça, autoritetet shqiptare letërporosi Maqedonisë së Veriut, zbulohet kërkesa

Më: 9 prill 2024 Në ora: 16:59
Viktimat

Autoritetet  kanë përsëritur një ] letërporosi drejt Maqedonisë së Veriut për të zbardhur një krim të dyfishtë në Shqipëri, ekzekutimin e dy vëllezërve Martin dhe Andrea Olldashi.

Mbi krimin makabër prokuroria e Korçës ka vendosur të pezullojë hetimet derisa të kthehet një përgjigje, pasi Shqipëria kërkon të pyesë një shtetas me inicialet F.D me të cilin viktimat kishin kontakte.

Një përgjigje nga autoritetet përkatëse do të ndihmonte drejtësinë mbi pistat e hetimit për vrasjen e dyfishtë që nuk ka ende autorë, raporton Anila Hoxha për Top Channel.

Krimi ndodhi në dhjetor 2020 në fshatin Shqitas dhe sipas kqyrjeve pasi i kishin ekzekutuar dy vëllezërit,  trupat e tyre ishin groposur. Sipas dyshimeve vëllezërit Olldashi janë rrëmbyer dhe më pas vrarë me goditje pas koke me armë  “Zastava”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat