Berisha: Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do të sillja të dhëna shkatërrimtare për ta!

Shqipëria

Berisha: Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do të sillja të dhëna shkatërrimtare për ta!

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Sali Berisha, ka reaguar pasi PS u tërhoq nga kërkesa e tyre për të dëshmuar dhe ish-kryeministri në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit ‘TIMS’.

Tërheqja e deputetëve të opozitës, sipas Bershës, ka ardhur me urdhër të kryeministrit, pasi ai dhe i vëllai Olsi Rama kanë frikë dhe tmerr nga dëshmia që mund të jepte.

“Frikë dhe tmerr i klanit Rama nga faktet dhe dëshmia ime!

Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën.

Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumente zyrtare nga TIMS  dhjetra  udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhena shkatarrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime. Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer. Drejtësia vonon, por nuk harron. Klani Rama me i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton”, shprehet Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat