Pse Gjin Gjoni iu bashkua Berishës? Avokati i njohur habit me përgjigjen e tij

Shqipëria

Pse Gjin Gjoni iu bashkua Berishës? Avokati i njohur habit me përgjigjen e tij

Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:12
Sali Berisha, Alban Daci

Analisti Alban Daci, tha në një emision televiziv se ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në Lezhë me shumë duket si një emërimi nga Tirana se sa një zgjedhje nga simpatizantët e Rithemelimit në Lezhë.

“Nëse vjen një emër si Gjin Gjoni nga Tirana, nuk mendoj se do mundej renda në Lezhë. Qarku i Lezhës është një qark shumë i vështirë politik. Gjin Gjoni në Lezhë emërim, jo zgjedhje”, tha ai.

Ai foli edhe për dallimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duke renditur faktorët që sipas Dacit përcaktojnë suksesin dhe dështimin e tyre në elektorat.

“PS është e vetmja parti që ka trashëguar me sukses partinë e masave dhe këtë gjë po e bën çdo ditë më shumë në lidhjen e PS me elektoratin. Dhe së fundi Rama ka bërë një thirrje për një akademi politike, e cila na thelb e mban partinë të lidhur me elektoratin. PD ka besuar vetëm te logoja dhe te sheshi, pasi nuk ka investuar tek vetvetja dhe tani po e paguan me këtë krizë në të cilën ndodhet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat