Ia hoqi Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria i "dhuron" me VKM dy sipërfaqe toke Komunitetit Mysliman Shqiptar

Shqipëria

Ia hoqi Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria i "dhuron" me VKM dy sipërfaqe toke Komunitetit Mysliman Shqiptar

Më: 9 prill 2024 Në ora: 19:30
Qeveria shqiptare

Qeveria, në prag të Fitër Bajramit, ka kaluar në pronësi të Komunitet Mysliman Shqiptar, dy sipërfaqe toke.

Sipërfaqet e kaluara në pronësi të KMSH, janë një sipërfaqe prej 1 643.8 m2 dhe një tjetër prej 7 300 m2 në pronësi të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Njoftim i vendimit të qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 2, 10, 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Në vendimin nr.704, datë 21.8.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

2. a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për institucionin e arsimit të lartë në pronësi të tij të sipërfaqes prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, nga pronat shtetërore të llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, në zonën kadastrale 8330, me pronësi “shtet””.

643. b) Në pikën 1, fjalët “… të sipërfaqes së lirë prej 7 300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim “Batalioni i vëzhgimit ajror” (ish-reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe të sipërfaqes prej 2 300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, me emërtim “Qendra e Formimit Policor Sauk”, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për t’u përdorur për nevoja të këtij komuniteti, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.” zëvendësohen me “… të sipërfaqes së lirë prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, nga pronat shtetërore e llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, të ndodhura në zonën kadastrale 8330, Tiranë, me pronësi “shtet”, sipas kartelave të pasurisë dhe fragmenteve të hartës kadastrale, në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur për nevoja të këtij komuniteti.”.

664. c) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Sipërfaqja e lirë prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, e pronave shtetërore të llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, të ndodhura në zonën kadastrale 8330, Tiranë, hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore.”.

ç) Në pikën 3, fjalët “… së sipërfaqes prej 7 300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim “Batalioni i vëzhgimit ajror” (ish-reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe të sipërfaqes prej 2 300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, me emërtim “Qendra e Formimit Policor Sauk”, Tiranë, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.” zëvendësohen me “… së sipërfaqes prej 1 643.8 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tre pikë tetë) m2, të pronave shtetërore të llojit “truall”, me nr.pasurie 2/380 dhe nr.pasurie 2/382, të ndodhura në zonën kadastrale 8330, Tiranë, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.

1. d) Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3/1. Sipërfaqja prej 7 300 (shtatë mijë e treqind) m2, pjesë e pronës nr.185, me emërtim “Batalioni i Vëzhgimit Ajror” (ish-reparti ushtarak 3332) Sauk, Tiranë, dhe sipërfaqja prej 2 300 (dy mijë e treqind) m2, pjesë e pasurisë nr.69/1, aktualisht e bashkuar në sipërfaqen prej 9 600 (nëntë mijë e gjashtëqind) m2, me nr.pasurie 174/144, e ndodhur në zonën kadastrale 3266, kalon pa shpërblim, në pronësi të Republikës Shqipërisë dhe në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmenteve të hartës kadastrale, në shtojcën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat