Ambasadori i BE takohet me Dumanin: SPAK, lojtar kyç për progresin e Shqipërisë drejt rrugës europiane

Shqipëria

Ambasadori i BE takohet me Dumanin: SPAK, lojtar kyç për progresin e Shqipërisë drejt rrugës europiane

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:01
Foto nga takimi

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për të vijuar punën dhe për të luftuar korrupsionin.

Gjithashtu ritheksoi se SPAK luan një rol të rëndësishme në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.

“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.

Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat