Virozat e stinës, ISHP jep njoftimin e rëndësishëm: Analiza të thelluara gjenetike të viruseve respiratore

Shqipëria

Virozat e stinës, ISHP jep njoftimin e rëndësishëm: Analiza të thelluara gjenetike të viruseve respiratore

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Pyetjet më të shpeshta se çfarë variantesh qarkulluan gjatë pandemisë, apo pse këtë sezon dimëror gripi ishte kaq i ashpër, nuk do të mbesin pa përgjigje për disa javë, por do të mundësohen brenda 4 ditëve.

ISHP ka nisur për herë të parë analizat e thelluara gjenetike të viruseve respiratore duke bërë kështu të mundur zbulimin e agjentëve të panjohur biologjik që mund të  kenë impakt në shëndetin publik.

Biologia molekulare Iris Hasibra, me nje eksperiencë 20 vjeçare në menaxhimin e diagnozës molekulare të viruseve tregon se teknika e sekuencimit do të  zbulojë agjentëve biologjik të panjohur dhe variante të tyre me impakt në shëndetin publik.

“Është një teknikë që ka një princip të thellë të biologjisë molekulare, pra kryen zbulimin e varianteve të viruseve respiratore por jo vetëm.Pra është një teknikë që ka një përhapje të gjerë në lidhje me zbulimin e agjentëve biologjik të panjohur. Kjo teknikë bën të mundur identifikimin e shpejtë në kohë të çdo lloj patogjeni, qoftë ky vuiral, aqoftë bakterial e që do të na ndihmojë në përgatitjen dhe parandalimin e një situate të panjohur”,  tha biologia Hasibia.

Sfida me afërt e laboratorit është zbulimi pse këtë sezon kaluam grip të ashpër dhe klinika për mikrobilogët përkthehet në analizë të ndryshimeve genetike që ka pësuar virusi.

“Virusi i gripit pëson mutacione madje këto ndryshime janë të shpeshta. Është kjo shpeshtësi ndryshimesh që bën virusin të jetë I ashpër apo të shfaqet me klinikë të ashpër. ISHP po përgatitet të bëjë sekuencimin e mostrave që janë mbledhur gjatë këtij sezoni për të kuptuar më shumë rreth këtyre ndryshimeve”, tha biologia Hasibia.

Deri më tani janë kryer rreth 200 sekuencime për SARS-CoV-2 duke arritur në përfundimin  se intensiteti i qarkullimit të varianteve nuk e kalon atë që qarkullon në Europë apo në botë. Biologia Hasibra thotë se kjo njësi duhet mbrojtur edhe ligjërisht pasi përpunon material genetike humane dhe si e tillë kërkon mbrojtje të të dhënave të pacientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat