Meta uron besimtarët myslimanë për Bajram: Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje

Shqipëria

Meta uron besimtarët myslimanë për Bajram: Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:47
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në prag të Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Meta ka cituar vargje të Kuranit ku shkruan Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.

Me përmbylljen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, ai uron agjërim dhe lutje të pranuara, për çdo besimtar mysliman.

Postimi i Metës:

"Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.” - Kuran
Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh!

Me përmbylljen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara, për çdo besimtar mysliman!

Shëndeti, lumturia, mirësia, mbarësia dhe paqja e Zotit qofshin gjithmonë në familjet shqiptare!

Le të mos harrojmë një nga mesazhet më të rëndësishme të betejës së Bedrit, se është vetëm ndjekja e rrugës së drejtë ajo që sjell fitoren e së mirës.

"Zoti i Plotfuqishëm ju jep fitore edhe grupeve më pak të pajisura dhe ju jep atyre ndihmën e drejtpërdrejtë. Zoti me ndihmën e vet e forcon kënd të dojë.

Kjo, me të vërtetë, është këshillë për largpamësit.” Kuran.

Nuk ka begati pa sakrifica ndaj "Nxitoni në punë të mira!", siç na porosit edhe Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat