Zbardhet vendimi i Qeverisë për marrëveshjen me Ukrainën

Shqipëria

Zbardhet vendimi i Qeverisë për marrëveshjen me Ukrainën

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:01
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

Anëtarët e familjeve të zyrtarëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Ukrainës mund të punësohen në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me qeverinë e Ukrainës.

Në vendimin e qeverisë thuhet se ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore.

“Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”, thuhet në vendimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat