Kopjoi bazën e të dhënave TIMS, kreu i Policisë së Shtetit zbaton vendimin e gjykatës për Ervin Muçën

Shqipëria

Kopjoi bazën e të dhënave TIMS, kreu i Policisë së Shtetit zbaton vendimin e gjykatës për Ervin Muçën

Më: 9 prill 2024 Në ora: 21:49
Ervin Muça

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbatuar vendimin e Gjykatës për pezullimin nga detyra të Ervin Muçës, drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Vendimi vjen pasi prokuroria kërkoi masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi” dhe pezullim nga detyra.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, E. M.

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat