Rikthimi i Gjin Gjonit/ Idajet Beqiri: Berisha e do të korruptuar ‘bandën e vet’!

Shqipëria

Rikthimi i Gjin Gjonit/ Idajet Beqiri: Berisha e do të korruptuar ‘bandën e vet’!

Më: 10 prill 2024 Në ora: 00:13
Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha si personin i cili gjatë qeverisjes së tij ka ndërtuar sistemin e korrupsionit në vend.

Ndërsa komentoi rikthimin e Gjin Gjonit, i cili u zgjodh si drejtues i Rithemelimit në qarkun e Lezhës, avokati Idajet Beqiri shtoi se këto elementë korruptivë i shërbejnë Berishës.

“Berisha ka ndërtuar sistemin e korrupsionit në vend. Korrupsioni në Gërdec u bë për familjen e tij. Dhe përveç demontimit të armëve bëhej edhe shitja e fishekëve.

Duke futur sistemin e korrupsionit në këtë vend të gjithë ata që ka pranë dhe bandën e vet e do të korruptuar. Gjin Gjoni në 2014 ishte në një banesë me qira dhe më pas iku nga sistemi i drejtësisë me 20 milionë euro dhe elementë të tillë Saliut i duhet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat