“Gërdeci”, dëshmi nga e shkuara/ Avokati: Luan Hoxha është kërcënuar nga Shkëlzen Berisha me jetë!

Shqipëria

“Gërdeci”, dëshmi nga e shkuara/ Avokati: Luan Hoxha është kërcënuar nga Shkëlzen Berisha me jetë!

Më: 10 prill 2024 Në ora: 00:15
Foto nga emisioni

Gjykata e Posaçme vendosi të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha në gjyqin për Gërdecin ku Fatmir Mediu është marrë i pandehur.

Vetë Mediu e ka kundërshtuar dhe ka kërkuar një video dëshmi me të.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri theksoi se Luan Hoxha për këtë ngjarje është kërcënuar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Gjithashtu ai shtoi se nëse kthehet në Shqipëri jeta e Luan Hoxhës është e rrezikuar.

“Luan Hoxha është dëshmitar i akuzës dhe si dëshmitar e ka kërkuar SPAK. Ai i ka dhënë një adresë gjykatës ku ndodhet ky person që të pyetej si dëshmitar dhe nuk është bërë e mundur që të gjendet se ku është.  SHBA i ka dhënë azilin politik dhe ja dhanë sepse i ishte rrezikuar jeta. Ai i ka bërë drejtpërdrejt letër Berishës, Shkëlzeni e ka marrë vesh dhe e ka kanosur gjithmonë Hoxhën. Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar me jetë. Luan Hoxha i ka denoncuar këto. Një person që u dënua këtu me gjashtë vite burg, pasi gjykata e Shqipërisë e dënoi dhe një person të tillë nuk do ta merrte në mbrojtje SHBA nëse nuk do të diheshin të gjithë këto gjëra. Pra fakti që i kanë dhënë azilin politik do të thotë se ai person ka qenë i kanosur, dhe i kanosur nuk ka qenë vetëm ai. Jeta e Hoxhës është e rrezikuar nëse vjen në Shqipëri. Sa i përket dëshmisë së tij, ai ka dëshmuar dhe nëpërmjet avokatit të vet ka bërë një memorie dhe prokurorët e kanë lexuar dhe më pas e kanë pyetur me hollësi. Thelbi i dëshmisë së Luan Hoxhës është ky: ‘Fabrika e Gërdecit fillimisht do të ndërtohej në Bërzhitë, pasi na kërkuan mendimin se ku duhet ndërtuar, përcaktuar bashkë me juristët se ku duhet ndërtuar. Kushtet që nuk ekzistonin në Bëzhitë nuk ekzistonin as në Gërdec. Fatmir Mediut iu ngarkua detyra që të nxirrte të gjithë urdhrat që bëhej çmontimi i armëve në Gërdec. Në urdhër thotë për zbatim. Fatmir Mediu, është përgjegjës, ka dhënë katër urdhra”, ka thënë avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat