Mblidhet në Kuvend grupi i dialogut “PS-Rithemelim” për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkesa jonë kryesore, koalicionet me lista të hapura

Shqipëria

Mblidhet në Kuvend grupi i dialogut “PS-Rithemelim” për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkesa jonë kryesore, koalicionet me lista të hapura

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:41
Deputeti Oerd Bylykbashi

Është mbledhur në Kuvend grupi i Dialogut mes PS dhe Rithemelimit për të diskutuar mbi çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore.

Një prej përfaqësuesve të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha për mediat në një deklaratë jashtë Kuvendit se kërkesa e tyre kryesore mbetet rikthimi i koalicioneve me lista të hapura, gjë që sipas tij mund të realizojë rotacionin politik.

Mbledhja e grupit të dialogut po bëhet për caktimin e planit të punës për të çuar përpara reformën në Kodin Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat