Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Drejtuesi i mjetit përplaset me karrocën dhe largohet, një i plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Drejtuesi i mjetit përplaset me karrocën dhe largohet, një i plagosur

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Korçë-Bilisht, ku një automjet është përplasur me karrocën, e si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Zvezdë gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas policisë në aksident është përfshirë një mjet i cili është përplasur me një karroce e dhe për pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i karrocës.

Më datë 11.04.2024, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë, Maliq, një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak, i cili u dërgua për mjekim në spital.’-njofton policia.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat