Hetimet e SPAK për pronën e bashkëshortit, Olta Xhaçka i përgjigjet Grida Dumës: Jo! As unë dhe as burri im!

Shqipëria

Hetimet e SPAK për pronën e bashkëshortit, Olta Xhaçka i përgjigjet Grida Dumës: Jo! As unë dhe as burri im!

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka folur për herë të parë sonte në Top Story me Grida Dumëm, lidhur me akuzat e opozitës për statusin e bashkëshortit të saj si investitor strategjik, dhe planin për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.

Ajo tha se statusi i investitorit nuk ka asnjë favor nga qeveria, duke shtuar se nuk është në konflikt interesi pasi ligji për këtë status, nuk i përjashton familjarët e politikanëve.

E pyetur nga Grida Duma nëse ka frikë nga hetimi i SPAK, Xhaçka u shpreh se as ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk i druhen, pasi nga ana e tyre është bërë çdo gjë sipas ligjit.

Pjesë nga intervista:

Duma: Si ndodhi që një biznesmen me kaq përvojë, sot ka situatën e pronës nën hetim dhe SPAK ka sekuestruar rreth 10 mijë metra katrorë dhe e gjitha është një dosje për korrupsion, mbivendosje prone, që është marrë më lirë se çmimi i tregut.. si mund ta bënte këtë një biznesmen me kaq vite në terren?

Xhaçka: Pyetja është e drejtë, por faktet nuk janë të cituara drejt. Bashkëshorti im ka blerë një pronë, që ka filluar një kontratë premtimi, dhe më pas ka bërë aktin e blerjes së pronës. Unë di që kontrata e premtimit deri te akti i blerjes së pronës, kanë kaluar shumë muaj, nuk e di pse ish pronarët kanë vendosur ta shesin 10 lekë dhe jo 100 lekë. Këtu nuk ka lidhje pushteti politik.

Duma: Pse duhet ta besojmë këtë?

Xhaçka: Pse ka lidhje në një marrëveshje mes pronarit dhe blerësit? Nuk rezulton kështu sepse kur bashkëshorti im e ka blerë, e ka blerë përmes noterit që ka bërë verifikimet në shtet që është pronë e rregullt. Po ra kjo i bie të ketë rënë shteti shqiptar. Unë nuk e di si është regjistruar ajo pronë, as bashkëshorti im nuk ka si ta dijë historikun e kësaj prone. Bashkëshorti im është personi i parë i interesuar për këtë çështje.

Duma: Ndihesh e frikësuar?

Xhaçka: Jo, sepse përmes këtij linçimi po më duket se mbaj një barrë që nuk më takon ta mbaj. Ndoshta nuk tingëllon mirë kur them ‘po çlidhje kam unë? Çlidhje ka bashkëshorti im sesi është regjistruar kjo pronë në 1994?’ Ky procedimi i SPAK duket sikur po mbron një njeri të pushtetit për të mbyllur vrimat e një gjëje që dihej se ishte me cen? Jo nuk është kështu. Nuk jam e frikësuar as unë dhe as bashkëshorti im sepse nuk e dinim si janë ndarë AMTP në 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat