Arian Çani habit me deklaratën e pazakontë: Shqiptarët janë të korruptuar, se kanë problem...

Shqipëria

Arian Çani habit me deklaratën e pazakontë: Shqiptarët janë të korruptuar, se kanë problem...

Më: 12 prill 2024 Në ora: 07:36
Arian Çani

Gazetari Arian Çani është shprehur se shqiptarët në thelb janë të korruptuar dhe se kanë problem këtë fenomen.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” , teksa foli në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mos e çuar mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese, tha se kjo e fundit nuk ka pasur probleme me kreun e qeverisë  Edi Rama dhe se gjithmonë është treguar e kujdesshme.

“Kam vite që nuk e dëgjoj më nga mazhoranca që të flasin për ndershmëri. Bëjnë shumë mirë që nuk flasin se nuk ia vlen që të krijosh pritshmëri kot. Si ka mundësi që ne edhe pse e dimë shumë mirë vendin ku jetojmë që pushtetet nuk janë të ndara dhe skandalizohemi për një detaj të tillë. Si ka mundësi që nuk ka asnjë efekt koloteral.

Në thelb kemi një shoqëri të korruptuar. Rama e bëri këtë sepse e di që shoqërisë nuk i intereson korrupsioni. Unë nuk di që Rama të ketë pasur probleme me Xhaçkën. Rama  nuk ka lëshuar çdokënd. Xhaçka ka qenë shumë e kujdesshme në politikë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat