Rama vizitë zyrtare në Paris/ Frrok Çupi: Shqipëria e rëndësishme për Francën, sa edhe aleatët e saj

Shqipëria

Rama vizitë zyrtare në Paris/ Frrok Çupi: Shqipëria e rëndësishme për Francën, sa edhe aleatët e saj

Më: 12 prill 2024 Në ora: 13:48
Analist Frrok Çupi

Analist Frrok Çupi e konsideron shumë të rëndësishme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Paris, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Shqipëria është e rëndësishme për Francën, sa edhe aleatët e saj.

“Është një akt shumë i rëndësishëm i ndodhur tani. Momentet e tanishme janë të vështira për rajonin, por mesa kemi vene re, perëndimi ka besuar fort te qeveria e Shqipërisë, që zgjidh çështje ballkanike. Janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme.

Aq sa i kërkohet Serbisë që të mos vazhdojë të jetë e lidhur me Moskën, aq i garantohet Shqipërisë se është baza e stabilitetit në rajon. Franca ka kërkuar që këto dy vende të jenë në lidershipin e Ballkanit, që të garantohet mbrojtja ndaj Moskës”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat