Dosja “Babale”/ Rrëzohet kërkesa për përjashtim e gjyqtares

Shqipëria

Dosja “Babale”/ Rrëzohet kërkesa për përjashtim e gjyqtares

Më: 13 prill 2024 Në ora: 13:43
Ervin Salianji

Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, me viktimë/kallëzues të veprës penale, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë:

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:

-Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.

-Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet gjyqtares Iliba Bezati, trupit gjykues që po shqyrton çështjen, si dhe palëve ndërgjyqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat