Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Prrenjas-Qafë Thanë, ndalohet shoferi

Shqipëria

Shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në Prrenjas-Qafë Thanë, ndalohet shoferi

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Elbasan ka ndaluar një 44-vjeçar, që më datë 8 prill shkaktoi aksident në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, ku janë plagosur 4 persona.

44-vjeçari, me makinën që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë, janë plagosur 4 shtetasit që ndodheshin në makinën tip Passat.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat