“Ke edhe ti 300 euro”/ Zbardhen e plotë dosja për Fredi Beleri. Komunikimet me Arsen Ramën e Fredi Kokaveshin: Dy vajzat të kalojnë e të hidhet ‘maruli’

Shqipëria

“Ke edhe ti 300 euro”/ Zbardhen e plotë dosja për Fredi Beleri. Komunikimet me Arsen Ramën e Fredi Kokaveshin: Dy vajzat të kalojnë e të hidhet ‘maruli’

Më: 16 prill 2024 Në ora: 19:21
Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur të plotë vendimin për dënimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Më datë 11.05.2023, në mëngjes, është zhvilluar një takim midis shtetasit Arsen Rama dhe të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, jashtë ambienteve të lokalit , ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do t’ia jepte shumën monetare.

Kjo bisedë ka këtë përmbajtje:

D- Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.
F-Ç’janë ata?
D- Votues, të tutë!
F- Po nuk merrem me atë pjesë unë, po merrem ….
D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, ti takosh.
F- Nuk dua ti takoj, dua emrat.
D- Emrat, të të bëj listën, të ti sjell këtu.
F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.
D- Po.
F- Edhe do i them unë..(nuk kuptohet).. për tu takuar po në qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prap bashkë.
D- Ok
F-Sot o vlla.
D- Sot, erdha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat