Arrestohet administratori i grupit në ‘Telegram’ ku shpërndaheshin fotot intime të vajzave

Shqipëria

Arrestohet administratori i grupit në ‘Telegram’ ku shpërndaheshin fotot intime të vajzave

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:11
Edin Nevzati 

Edin Nevzati një prej administratorëve të grupit ‘AlbKings’, që publikon në rrjetin social Telegram, foto/video intime të vajzave e grave shqiptare.

Ai u arrestua një ditë më parë nga policia në Prishtinë pasi u akuzua për ‘Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve’.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ky grup shpërndante edhe të dhënat personale të vajzave e grave për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Vetë i akuzuari, dyshohet se ka publikuar rreth 400 fotografi e video intime në grupin me mbi 100 mijë anëtarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat