Noka: Banda e Taulant Ballës rrëmben qytetarët që protestojnë kundër vjedhjeve të Veliajt

Shqipëria

Noka: Banda e Taulant Ballës rrëmben qytetarët që protestojnë kundër vjedhjeve të Veliajt

Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka reaguar lidhur ndaj rrëmbimeve që banditë, të prezantuar si policë, kanë ndërmarrë ndaj qytetarëve që protestuan para Bashkisë së Tiranës.

Civilët, që nuk kanë pasur asnjë shenjë dalluese se janë punonjës të Policisë, shfaqen në video duke marrë forcërisht qytetarë protestues, në përfundim të protestës.

“Banda e Taulant Ballës rrëmben qytetarë që protestojnë kundër vjedhjes. Protestuesit janë ata që i paraprijnë zhvillimeve demokratike. Kundërshtarë të çdo padrejtësie”, shkruan Noka në një postim në rrjetin social.

Ajo që ka rënë në sy gjatë protestës së sotme ishte se edhe efektivët që kishin rrethuar bashkinë e Tiranës kanë qenë pa numra identifikues, ndërsa në tarracën e institucionit ishin vendosur civilë, që nuk dihet nëse janë ose jo pjesë e strukturave të shtetit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat