Demokratët në Roskovec, Dhori: Duhet të jemi boshti që të mbledhim të gjithë qytetarët e pakënaqur

Shqipëria

Demokratët në Roskovec, Dhori: Duhet të jemi boshti që të mbledhim të gjithë qytetarët e pakënaqur

Më: 20 prill 2024 Në ora: 20:27
Ilda Dhori

Ilda Dhori, deputete e PD-së në Qarkun e Fierit, tha gjatë takimit me demokratët në Roskovec, se ky realitet mund të ndryshohet nëse ne do të jemi të gjithë sëbashku.

Dhori tha se jemi në momentin më të mirë për të mbledhur rreth vetes çdo energji opozitare.

“Ne duhet të jemi boshti që duhet të mbledhim të gjithë qytetarët e pakënaqur”, tha ajo.

Ajo tha se Qarku i Fierit është konsideruar si hambari i votave për socialistët, madje edhe sikur të varej një xhaketë nga socialistët, ata votonin pikërisht atë xhaketë.

“Sot njerëzit kërkojnë një alternativë, nuk votojmë më atë xhaketën e grisur dhe të shqyer të këtij pushteti”, tha Dhori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat