''Lironi Berishën'', Baçi në Roskovec: Bufi vazhdon të vjedhë edhe pse është në SPAK për shumë afera korruptive

Shqipëria

''Lironi Berishën'', Baçi në Roskovec: Bufi vazhdon të vjedhë edhe pse është në SPAK për shumë afera korruptive

Më: 20 prill 2024 Në ora: 20:30
Luan Baçi

Luan Baçi, deputet i PD-së dhe drejtues politik për Qarkun e Fierit, gjatë takimit me demokratët e Roskovecit, tha se Qeveria nuk meriton të rrijë asnjë minutë në pushtet për shkak të vjedhjeve dhe skandaleve.

Baçi u shpreh se opozita është e gatshme të përballet me këtë mazhorancë në çdo moment dhe bëri thirrje për lirimin e Berishës. 

“Por ne jemi të kthjellët dhe të bindur se ky bashkim i opozitës, i demokratëve, erdhi si rezultat i rithemelimit, vizionit dhe drejtimit të partisë nga Sali Berisha.

Ne duhet të kthejmë në kauz heqjen e masës shtrënguese për liderin e opozitës, Sali Berishën.

Duhet ti çojmë një mesazh të qartë të gjithë atyre që mbajnë të izoluar liderin e opozitës, Sali Berisha. Lironi Sali Berishën”, tha Baçi.

Ai u shpreh se në 14 maj, ne kemi fituar Bashkinë e Roskovecit, por makineria e pushtetit u vu në shërbim të Bufit, me shantazhe, me kërcënime.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi me këtë kastë hajdutësh, ne do të përballemi me Bufin dhe gjithë bufat e Ramës.

Bufi vazhdon të vjedhë edhe pse është në SPAK për shumë afera korruptive.

Bufi i Bashkisë ka blerë së fundmi një makinë 40 mijë euro për të bërë xhiro në Roskovec, ndërkohë që fermerët janë lënë në mëshirën e fatit, po falimentojnë”, tha Baçi.

Ai tha se Bufi vjedh se pas saj është Edi Rama.

“Bufi dhe Rama dhe gjithë bufat e tij, nëse s’kanë frikë nga ligji, duhet të kenë frikë nga qytetarët”, tha Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat