Kaos në rrugën Bogë-Theth, reshjet e dendura të borës bllokojnë disa akse në të gjithë vendin

Shqipëria

Kaos në rrugën Bogë-Theth, reshjet e dendura të borës bllokojnë disa akse në të gjithë vendin

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:04
Bogë-Theth

Vijon moti i paqëndrueshëm në vend për shkak të rrymave Arktike që po ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mesdhe. Teksa pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshjet e shiut shoqëruar edhe me rrebeshe, në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit janë rikthyer reshjet e borës.

Situata është e tillë në aksin Bogë-Theth, ku dy mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugën e hapur. Në këtë aks lëvizet me goma dimërore. Në qarkun Kukës në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit kanë rinisur reshjet e borës.

Në Fierzë niveli i ujit ka arritur në 294 m, 2 metër larg nivelit maksimal.

Në Korçë reshjet e borës në lartësitë mbi 1400 metër i ka lënë vend shiut, ndërsa nuk raportohen problematika. Në Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon ne 30 centimetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat