Parashikimi i motit për javën e ardhshme/ Nga e marta dhe në vijim do të ketë reshje dëbore

Shqipëria

Parashikimi i motit për javën e ardhshme/ Nga e marta dhe në vijim do të ketë reshje dëbore

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:56
Hakil Osmani

Meterologu Hakil Osmani zbuluar se si do të jetë moti për javën e ardhshme.

Në një lidhje me “Tirana Live”, ai ka treguar se dita e hënë do të ketë intervale me kthjellime, ndërsa dita e martë dhe në vijim do të ketë reshjet të dëborës.

“Gjatë këtyre ditëve deri të enjten pritet që të kemi prezente reshjet e dëborës. Kjo vjen si pasojë e temperaturave që janë nën 0 Gradë Celcius. Që do të thotë temperaturat në orët e para të mëngjesit, më shumë i ngjajnë dimrit se sa pranverës.

Në fakt për sa i përket ditës së hënë kemi një rritje të lehtë me një gradë Celcius. Ultësirat perëndimore si Durrësi, Gjirokastra, Shkodra do të kenë rritje të lehtë të temperaturave të ajërit, por do të kemi dhe përmirësim të kushteve të motit.

Pritet që nga dita e martë dhe në vijim të kemi sërish rishfaqje të flokëve të dëborës”.

Sipas Osmanit, era nga ana tjetër në vijën bregdetare do të jetë problematike, duke pritur që të kemi herës pas here problematikat e përkohshme për sa i përket trafikut detar.

“Për sa i përket reshjeve të dëborës nuk pritet që të kemi zgjerim të hartës, pasi temperaturat e ajërit do të mbeten të izoluara. Pra, pritet që reshjet e dëborës të mbeten të fokusuara në këto zona ku dhe janë të fokusuara”.

Ndërkohë, ditët e fundit të muajit prill parashikohen të mbeten me mot të paqendrueshëm. Herë pas here pritet të kemi prezente reshjet e shiut. Pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat