“Basha gënjen edhe për orën!”, Meta sulmon sërish Dumanin: Ky është kreu i SPAK jo sozia e shpikur nga Berisha

Shqipëria

“Basha gënjen edhe për orën!”, Meta sulmon sërish Dumanin: Ky është kreu i SPAK jo sozia e shpikur nga Berisha

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:59
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish publikisht drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ndërsa nuk i kurseu ironitë.

Ai tha në një konferencë për mediat, pasi u dha një deklaratë e Dumanit.

Ai tha se ky ishte kreu i SPAK dhe jo një sozi e shpikur nga Berisha.

Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për të diskretituar nga ai. Kalojmë të torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha. Basha gënjen edhe për orën, kjo është provuar botërisht. Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha Ramës, kjo është e vërtetuar. Ju kam thënë se Basha, me vetëdije të plotë i kapur nga Rama dhe Mcgonigalët e tij, që të linte bashkitë, është e vërtetuar. Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyhu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat