I shkaktuan shtetit 1 milionë euro dëm pasi lëshonin fatura fiktive, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për dy persona

Shqipëria

I shkaktuan shtetit 1 milionë euro dëm pasi lëshonin fatura fiktive, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për dy persona

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për Loren Dobin dhe Sandi Koçibeallin, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi me fatura tatimore, i kanë shkarkuar shtetit një dëm prej 1 milionë euro.

Në njoftimin e Prokurorisë siguruara nga gazetarja Anila Hoxha thuhet:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Proçedimit Penal nr.1694 të vitit 2024, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit, ka bërë të mundur parandalimin në kohë reale të një skeme mashtrimi.

Më datë 21.04.2024, prokuroria kërkoi masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 2 shtetasve L. D. (administrator) dhe organizatori shtetasi S. K. (Specialist Taksash në Drejtorinë e Borxhit, në Administratën Tatimore) të lidhur ngushtë me subjektin fiktiv “AL-Dor”.

Pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhoma penale, të dy personat janë shpallur në kërkim.

Nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF (Tatim Fitimi), afërsisht 1 milion euro.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të lidhur ngushtë me subjektin Al-Dor, kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proçedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat