Nuk harroi zakonin e vjetër, një ditë pasi doli nga burgu falë amnistisë kryen vjedhjen e radhës

Shqipëria

Nuk harroi zakonin e vjetër, një ditë pasi doli nga burgu falë amnistisë kryen vjedhjen e radhës

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:31
Ardian Isufi

Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.

Menjëherë pasi ka lënë qelitë e burgut ka kryer një vjedhje në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia ky shtetas ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e tij në aksin Korçë-Pogradec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat