Kush e fiton betejën, Rama apo Rai3? Gjokutaj: Në Shqipëri po bien dëshmorë të huaj

Shqipëria

Kush e fiton betejën, Rama apo Rai3? Gjokutaj: Në Shqipëri po bien dëshmorë të huaj

Më: 25 prill 2024 Në ora: 22:00
Avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mban përgjegjësi për asgjë që ndodh në qeverisjen e tij dhe sipas tij, fajin gjithmonë e kalon diku tjetër.

Komentet Gjokutaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku foli lidhur me “betejën” mes kryeministrit Edi Rama dhe televizionit italian Rai3, pas dokumentarit të këtij të fundit që “godiste” Ëngjëll Agaçin dhe marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.

Gjokutaj tha se Shqipëria është një vend aq i shenjtë, sa në tokën e saj po bien edhe ‘dëshmorë’ të huaj, mes të cilëve përmendi McGonigal dhe Gjeneral Lizi.

Ai tha gjithashtu se sado që të mundohet, Rama e ka të humbur betejën me median.

“Jemi në një situatë që çfarë do që të ndodhë nuk është faji i Ramës. Rama gjithmonë ka të drejtë. Unë jam i bindur që asnjë politikan shqiptar në këto vite nuk e ka fituar dot luftën me mediat. Sot që një pjesë e medias është e kapur, nuk kap dot Rai-n.

Atë betejë Rama e ka të humbur që sot. Kush është Agaçi dhe lidhjet e Agaçit do i shikoni të dielën që vjen ju. Edhe Gjeneral Lizi. Sepse toka shqiptare është aq e shenjtë, sa po bien dëshmorë të huaj. Po bie McGonigal, por bien Lizët këtu. Nëse një shoqërie do i nxjerrësh sytë, sepse unë jam i bindur që ne kemi më leverdi që të marrim një tren gabim, sesa të lexojmë një gazetë që gënjen.

E zeza është e zezë, e bardha e bardhë. E dëmtuara këtu është Shqipëria. Shqipëria që ka një kryeministër që nuk bën mbrojtje për Shqipërinë. Por thotë po u pastrova unë, u la gjithë Shqipëria thotë. Në përpjestim me gjatësinë e kryeministrit është edhe gjatësia e bisedës”, tha Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat